Futbollisti luan rolin edhe të reporterit – vetë bën pyetjet, vetë jep përgjigjet (Video)

E publikuar: 09/11/2018 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zakonisht, pas ndeshjeve të futbollit, reporterët televizivë u bëjnë intervista lojtarëve dhe trajnerëve të ekipeve pjesëmarrëse.

Në këto intervista, përcjell Telegrafi, ata i pyesin rreth rezultatit të lojës, momenteve kyçe, si dhe çështje tjera rreth lojës – dhe jo vetëm.

Por, si jo ndonjëherë më parë, futbollisti i Eintracht Frankfurt, Danny da Costa ka marrë përsipër të luaj edhe rolin reporterit, pas fitores së ekipit të tij në kuadër të Europa League, kundër Apollon Limassol, ekip ky nga Qipro.

Dhe rezultati, siç shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi, ka qenë “legjendar” – gjë që me siguri ndonjëherë nuk e keni parë. /Telegrafi/