Futbollistët pa lëvizur në fushë, 15 minutat e protestës së pazakontë në Bundesliga

E publikuar: 29/02/2020 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bundesliga gjermane dhuroi këtë fundjavë gola emocionues dhe ndeshje plot adrenalinë, por shtoi në kronikat e saj edhe dicka që nuk e kishte treguar kurrë më parë, një protestë unike nga ana e lojtarëve në ndeshjen mes Hofenhajmit dhe bajernit të Mynihut.

Tifozët miq ofenduan në kor dhe nxorën disa parulla fyese ndaj biznesmenit Ditmar hop, aksioneri kryesor i ekipit vendas, dhe pas ndërhyrjeve të arbitrit që ndali dy herë lojën, dy ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes.
Tifozët e Bajernit nuk e tërhoqën parullën as pas ndërhyerjes së trajnerit Flik dhe presidentit, dhe pas konsultimeve, futbollistë u rikthyen por bënë në fushë diçka të pamendueshme. kur shifrat ishin 0-6 për ekipin mik, për thuajse çerek orë si lojtarët e hofenhajm ashtu dhe bajern, kaluan topin mes tyre pa asnjë rivalitet, si protestë ndaj ofendimeve dhe racizmit.

Në fundin e ndeshjes Hop u shoqërua nga të gjithë për një ovacion nga tifozët që e mbështesnin. Ditmar Hop është një personazh që kritikohet nga tifozët e shumë klubeve, pasi presidenca e tij përfaqëson një përjashtim nga rregulli i 50+1, norma që vendos kuotën e mazhorancës së aksioneve në një klub në Bundesliga për tifozët dhe jo për një subjekt të vetëm./tch/