Futbolli në Hungari, ofertat, të ardhmen dhe ndeshjet vendimtare me Kosovën, Florent Hasani flet hapur

E publikuar: 04/05/2020 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Diosgyori VTK, Florent Hasani, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij në Hungari, ofertave, të ardhmes dh Kosovës.

Ai thotë se ka filluar stërvitjet me skuadrën dhe në fund të muajit pritet të nis kampionati në Hungari.

Imagjino banesën e ëndrrave me sy mbyllur, jeto aty me sy hapur – Linda Premium Residence

MËSO MË SHUMË

“Jam mirë momentalisht në klub. Sot kemi filluar të stërvitemi me grupin, pasi më parë kemi stërvitur në grupe. Kampionatit pritet të fillojë në fund të këtij muaji. Nuk është vendosur ende, por ose me 23 ose me 26 maj”, ka thënë ai.

Hasani ka shënuar pesë herë këtë edicion dhe ishte në formë të mirë për Diosgyori VTK, ku ka dhënë edhe disa asistime.

“Isha duke kaluar në një formë shumë të mirë, keq që u ndere kampionati shpresoj të vazhdoj aty ku kam mbetur. Qëllimi jonë është që ta zënë atë pozitë që na dërgon në Ligën e Evropës, ku jemi tetë pikë prapa”, tha Hasani për Telegrafin.

“Synojmë që ta zëmë vendin e tretë, pasi nga kupa jemi anuluar. Të gjithë përqendrimin e kemi në kampionat”, deklaroi ai.