Futbolli në bojkot, por Liga kërkon sponsor për Superioren

E publikuar: 14/10/2020 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse bojkoti i kampionatit shqiptar vazhdon, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon sponsor për sezonin e ri të Superligës.

Madje, përmes një njoftimi për shtyp, LPF vendos edhe çmimin dysheme: 100 milionë lekë, raporton Ora News.

“Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”.

Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.

Kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre duhet të jenë kompani me imazh dhe reputacion të shkëlqyer në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.

Paketa e sponsorizimit propozohet për sezonin futbollistik 2020/21 me kërkesën e Ligës për një çmim dysheme prej 10 milionë lekësh, lexohet ndër të tjera në njoftimin e Ligës së Profesionistëve.“, thuhet në njoftimin e Ligës Profesioniste të Futbollit.