Fustanin e kushtueshëm të nusërisë po e shet lirë, i është mërzitur si ish-bashkëshorti (Foto)

E publikuar: 23/09/2018 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lyndsey Harrison nga Londra, po e shet fustanin e kushtueshëm të nusërisë për 150 euro, vetëm pse i është mërzitur njëjtë sikur ish-bashkëshorti, me të cilin është në proces të shkurorëzimit.

Postimin që e ka bërë 32-vjeçarja, është pëlqyer shumë në Facebook, duke mbledhur edhe shumë komente pozitive, por jo edhe ndonjë ofertë për fustanin që ajo e kishte blerë për 1,500 euro, transmeton Telegrafi.

“Po e shes fustanin e nusërisë, sepse ka rënë në një kategori me burrin tim – i padëshiruar” ka shkruar Harrison. Sipas saj, veshja e punuar më 2014, është e bukur dhe komode, ndërsa mund t’i bie tamam disa formave trupore.

Reklama për fustanin e nusërisë

“Ju lutem mos më pyesni asgjë, sepse nuk di gjë për fustanet. Është i bardhë dhe i rëndë, por a nuk jemi të gjitha ashtu” ka shtuar ajo me mahi. Me paratë e mbledhura, ajo planifikon t’i mbledhë më të afërmit dhe të festojë shkurorëzimit, që është në fazën finale.

Po që se askush nuk ia blen, planifikon ta kthejnë në ‘veshjen e nuses zombi’, të cilën do ta veshë për festën e Halloween, që zhvillohet gjatë muajit që vjen. /Telegrafi/