Fustanet më të bukura për verë

E publikuar: 14/08/2017 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beyonce ka dhënë dritën e gjelbër, pastaj damat e gjithë botës dëshirojnë bash fustane të këtilla!

Vera sjell elan lulesh në të gjitha kryeqendrat e modës. Ja cilat fustane me dyzenë lulesh këtë sezon patjetër duhet t’i keni në gardërobë.

Këtë verë zgjidhni fustanin ngjyrë rozë, të kaltër të çelët apo të gjelbër në kombinim me lule të imëta dhe të mëdha si damat më të bukura të popullarizuara.

Beyonce shtatzënë që në fillim të majit pati filluar trendin duke pozuar e veshur me fustan të gjelbër me dantella dhe me lule të mëdha të bardha, ndërkaq e bija e saj, Blue Ivy, ka shkëlqyer e veshur me fustan me dyzen të njëjtë.

Nicole Kidman ka ecur në tepihun e kuq e veshur me fustan të gjatë ngjyrë të kaltër të çelët me lule rozë, e cila na rikujtonte princeshat romantike nga përrallat, transmeton Telegrafi.

Meg Ryan i qëndron besnike stilit të thjeshtë rinor, andaj fustani i gjatë dhe i butë me hapje të vogël të supeve ka bërë që aktorja të duket shumë bukur.

Krahas fustaneve luksoze me lule nga përrallat disa dama kanë thyer monotoninë dhe janë shfaqur të veshura me minifustane me lule.

Dyzeni me lule është zgjedhje e përsosur edhe për damat afariste, andaj fustani i zi me jakë dhe me disa lule të imëta të bardha do t’ju bëjë të dukeni serioze, por edhe të parezistueshme.

 Karlie Kloss 

Anna Wintour 

Anne Hathaway 

 Pamela Anderson 

Kate Middleton

Elle Fanning

Nicky Hilton 

Kendall Jenner

Brooke Shields

Olivia Munn 

Salma Hayek 

Sofia Vergara