Fushë-Kosova do të bëhet me shtatore të Adem Jasharit

E publikuar: 25/10/2019 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtatorja e legjendarit, Adem Jashari, më 28 nëntor të këtij viti, pritet të vendoset në Fushë-Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

“Ndihem shumë krenar dhe tepër i lumtur që kam arritur që kjo figurë e lartë kombëtare të vendoset në qytetin e Fushë-Kosovës. Tashmë Legjendari po bëhet gati në bronz”.