Fushata parazgjedhore nis më 25 shtator – zgjatë 10 ditë

E publikuar: 27/08/2019 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar mbi organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Njëri ndër vendimet e dala nga kjo mbledhje ishte edhe afati i mbajtjes së fushatës.

KQZ-ja ka vendosur që fushata zgjedhore të fillojë më 25 shtator dhe të përfundojë më 4 tetor, duke iu lënë hapësirë partive politike që fushatën ta zhvillojnë për 10 ditë.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi, ka thënë se ka pasur diskutime për afatin e fushatës zgjedhore.