Fushata ia bllokon VIBER-in Selim Pacollit

E publikuar: 22/09/2017 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania telefonike IPKO ka bërë të ditur se llogaria e VIBER e kandidatit të AKR-së për Prishtinën, Selim Pacollit të mbyllet përkohësisht.

Sipas tyre kjo ka ndodhur si pasojë e numrit jashtëzakonisht të madh të mesazheve direkte të cilat qytetarët e Prishtinës i kanë dërguar Pacollit.

VIBER mbylli numrin e tij pasi platforma e saj është mbingarkuar, njofton Klan Kosova.

“Fushata jonë ka hasur në interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Prishtinës, të cilët më kanë shkruar me mijëra mesazhe për çdo ditë. Iniciativa jonë me VIBER është aq e suksesshme, saqë edhe një kompani e madhe si VIBER nuk mundi ta përballojë gjithë fluksin e mesazheve të cilat po dërgohen edhe në këtë moment në numrin tim. Me këtë unë e kam kuptuar se Prishtina ka aq shumë probleme, të cilat nëse raportohen sikurse tani, ato mund ta bllokojnë edhe një platformë të madhe siç është VIBER” ka thënë Selim Pacolli.

Megjithatë, qytetarët ende mund të dërgojnë mesazhe në numrin e Selim Pacollit në VIBER, edhepse kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja momentalisht nuk ka mundësi teknike të përgjigjet në aplikacion, pasiqë një gjë e tillë është pamundësuar për momentin nga vetë aplikacioni.

“Pas bllokimit të numrit tim në VIBER unë i ftoj qytetarët e Prishtinës që të më shkruajnë mesazhe direkte në faqen time në Facebook, të më dërgojnë SMS apo edhe mesazhe në  Viber. Sepse unë dua tu përgjigjem çdo kërkese që vjen nga qytetarët”, tha Selim Pacolli.

Postimi në FB:

Selim Pacolli filloi fushatën e tij me VIBER, si një mënyrë e re komunikimi me njerëzit dhe qytetarët e Prishtinës.