Fury shtyn sfidën me Klitschkon

E publikuar: 24/09/2016 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sfida e revanshit mes Tyson Fury dhe Wladimir Klitschko-s shtyhet për të dytën herë. Përballja mes boksierit britanik dhe atij ukrainas fillimisht ishte parashikuar të zhvillohej në muajin korrik, por ajo u shty për në 29 tetor për shkak të një dëmtimi në kavilje të kampionit të botës së peshave të rënda. Së fundmi një problem shëndetësor i shfaqur e detyron Fury ta shtyjë sërish këtë përballje.

“Mjekët këtë javë deklaruan se Tyson nuk është në gjendje që të ngjitet në ring”, deklaruan promotorët e britanikut të Hennessy Sports nëpërmjet një komunikate. “Ata i thanë se gjendja e tij nuk ishte optimale për ta lejuar atë të që zhvillojë sfidën e revanshit dhe do t’i duhet t’i nënshtrohet një trajtimi përpara se të kthehet në ring”.

Ndërkaq, Klitschko, që për një dekadë dominoi kategorinë e peshave të rënda në boks, ngriti dyshimet e tij për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në një konferencë shtypi të zhvilluar në fillim të këtij muaji. Fury, i cili u vu nën akuzë për thyerje të rregullave antidoping të cilën ai e mohoi, shkaktoi befasinë në muajin nëntor të vitit të kaluar teksa mposhti me pikë Klitshkon në ndeshjen e zhvilluar në Dyseldorf të Gjermanisë.

/ Top Channel