Fury nuk mendon për rekordin pa humbje të Wilder, thotë se kishte kundërshtarë të lehtë

E publikuar: 20/11/2018 05:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tyson Fury ka thënë se nuk mendon shumë për rekordin pa humbje të Deontay Wilder.

Boksieri amerikan i ka fituar të gjithë 40 duelet e tij që nga nëntori i vitit 2008 kur u përfshi në boksin profesionist.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Getty Images/Guliver)

Më 1 dhjetor 2018 (e shtunë), Wilder do ta mbrojë titullin e tij WBC në kategorinë e peshave të rënda, kundër boksierit britanik.

Fury është i bindur se do t’ia shkaktojë 33-vjeçarit humbjen e parë profesionale dhe do ta fitojë të vetmin titull që i ka mbetur.

“Gjashtë ndeshjet e tij të fundit janë të vetmet që kanë rëndësi”, ka deklaruar Fury për BT Sport.

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“(Bermane) Stiverne, një kundërshtar i lehtë që ishte i moshuar dhe i përfunduar. Johann Duhaupas një francez që nuk ka aftësi, por përpiqet shumë. Wilder nuk e lëndoi asnjëherë gjatë duelit”.

“Eric Molina, një arsimtar skolle që ishte me fat – (Wilderit) iu deshën nëntë raunde për ta mposhtur. Artur Szpilka që i ka humbur të gjitha ndeshjet me nokaut; me pak lëvizje i shkaktoi probleme”.

Fury dhe Wilder ndeshen më 1 dhjetor 2018, e shtunë (Foto: Victor Decolongon/Getty Images/Guliver)

“Gerald Washington, një futbollist me pak goditje; i shkaktoi probleme për pesë raunde derisa u rrëzua – megjithatë nuk ishte boksier”.

“Pastaj ishte (Luis) Ortiz, i cili duke harruar moshën e tij, ishte njeri i mirë, por e dimë se koha e të qenit prind na kap të gjithëve”, ka shtuar 30-vjeçari.

Fituesi i duelit ndërmjet Wilder dhe Fury do të ketë gjasa reale për t’u ndeshur me kamponin e unifikuar të WBA, IBF, IBA dhe WBO, Anthony Joshua, i cili po ashtu do të zhvillojë një meç në muajin prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/