Funerali i babait, momenti kur Bush i lë diçka në dorë Michelle Obamës (Video)

E publikuar: 06/12/2018 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në funeralin shtetëror të babait të tij, ish-Presidenti George H.W. Bush, Bush i riu përshëndeti personalitetet në rreshtin e parë, duke përfshirë çiftin Klinton dhe çiftin Trump.

Dhe siç është bërë e ditur deri më tani, në radhën e parë ishin Michelle Obama dhe burri i saj, ish-Presidenti Barak Obama.

Por çfarë ka rënë në sy, përcjell Telegrafi, ndër tjerash, ka qenë momenti kur Bush i jep diçka në duar, ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama.

Ajo buzëqeshi dhe e mbylli grushtin e saj, duke “fshehur” me sa duket diçka që Bush i kishte dhënë.

Ndryshe, gjatë kësaj ngjarje, ka rënë në sy edhe momenti kur çifti Trump, Obama dhe Klinton dukeshin jo në marrëdhënie të mirë, ndërsa ata u ulën përpara Shërbimit Funeral të George H.W. Bush.

Madje, sipas mediave të huaja, edhe duke pasur parasysh faktin se po ndiqnin një funeral, kishte pak shenja të mirëdashjes midis dy çifteve demokratike dhe çiftit Trump.

Në një moment përpara se të fillonte shërbimi, të gjashtë mund të shihen duke shikuar drejt përpara me shikime të fiksuara.

Donald Trump ishte pranë Zonjës së Parë, Melania Trump, pasi ish-presidentët e mbushën rreshtin sipas asaj se kur shërbyen në Zyrën Ovale.

Krahas Zonjës së Parë, u ul Barack dhe Michelle Obama, pasuar nga Bill dhe Hillary Clinton.

Ndërkohë që Michelle dhe Hilary biseduan dhe përqafuan njëri-tjetrin kur filluan të uleshin në vendet e tyre – pavarësisht nga shtrëngimet formale – duket se kishte pak ndërveprim me banorët aktualë të Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/