Fuere: Gruevski përgjegjës për dhunën në Kuvend

E publikuar: 28/04/2017 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish ambasadori i BE-së, Ervan Fuere, me anë të një postimi rrjetin social Facebook ka shkruar se Gruevski ka lidhje drejt për së drejti me dhunën në Kuvend, transmeton Gazeta Express.
“Shpërthimi i dhunës mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë drejt liderit të opozitës dhe deputetëve tjerë të cilët u sulmuan fizikisht nga turma e pakontrolluar e cila u lejua të hyjë në sallën në të cilën duhet të jetë simbol i demokracisë, është rezultat direkt i sjelljes së ish kryeministri Nikolla Gruevskit dhe partisë së tij.

Kjo nuk është hera e parë që janë gjakosur. Në një kohë më të shkurtër BE të intervenojë që ta garantojë transferimin e qetë të pushtetit të koalicionit të ri qeveritar të propozuar që para dy muajve.

Kjo është shpresa e vetme për kthimin e Maqedonisë, vendit kandidat për anëtarësimin në BE, drejt sundimit të së drejtës, dhe të sigurohet se ata që janë përgjegjës për dhunën e kryer gjatë viteve të kaluara do dalin para fytyrës së drejtësisë”, shkruan Fuere.