Ftoi të afërmit për ditëlindje, i befasoi me njoftimin që bëri bashkë me partnerin – po martohej(Foto)

E publikuar: 15/01/2018 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jenn dhe Matthew Brisch nga Massachusetts e Shteteve të Bashkuara, i befasuan familjarët dhe miqtë e ftuar në ditëlindjen e saj të 30-të, kur njoftuan se ata po festojnë martesën.

Të pranishmit mbetën të habitur, kur ajo hoqi fundin e zi poshtë së cilit ishte fustani i nusërisë, transmeton Telegrafi.

Fotografia e përbashkët e dasmës

“I ftuam të shkojmë në anën e dekoruar me tullumbace për një fotografi të përbashkët, pastaj hoqa fundin. Babai im e kuptoi i pari dhe nisi të qajë”, e ka shpjeguar nusja momentin dramatik.

Nusja para se të hiqte fundin

Partnerët që nuk i duan ceremonitë luksoze dhe me shumë të ftuar, deshën t’i kenë vetëm më të afërmit dhe gjithçka të jetë sa më thjeshtë.

Pozimi kinse po i propozon për martesë

“Industritë e dasmave janë tmerrësisht të shtrenjta, që për ne janë të papërballueshme. Doja që gjithkush të ndjehet rehat dhe të mos shpenzojë për veshje” shtoi më tej nusja.

Familjarët e befasuar me martesën e papritur

Ahengu i tyre vazhdoi me vallëzim dhe të qeshura, ndërsa ashtu siç deshën të porsamartuarit, nuk ngjante aspak me një dasmë. /Telegrafi/