FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve

E publikuar: 02/09/2019 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampi veror ndërkombëtar i nënoficerëve, që ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 6 shtator 2019, këtë vit po mbahet në Kroaci. Pjesëmarrës në këtë kamp janë ushtarakët nga vendet e NATO-s dhe nga vendet partnere.

Qëllimi i kampit është që të përgatitën nënoficerët e lartë me shkathtësi të udhëheqjes dhe funksioni i tyre në operacione ndërkombëtare.

Këtë vit FSK-ja po merr pjesë me dy nënoficerë: kapter Xhevat Llumnica dhe kapter Shpresa Gashi.

Ndërkaq, rreshtermajori i FSK-së, Genc Metaj, mori pjesë në cilësinë e ligjëruesit, i cili më 30 gusht 2019 ka ligjëruar temën: „Udhëheqja dhe sfidat në udhëheqjen transformuese“.

Ky është viti i katërt me radhë që FSK-ja merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare./Infosot/