FSK-ja fiton medalje në Britani

E publikuar: 15/10/2018 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një Kontingjent prej 13 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës i Brigadës për Reagim të Shpejtë qëndroi në Wells të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol”.
Pёrkundёr njё prej stuhive mё tё rёnda qё pёrfshiu zonёn ku u zhvillua gara ekipi i FSK’së doli i treti në një prej garave mё tё vёshtira tё patrollimit nё botё, “Cambrian Patrol” ku garoi kundër 135 ekipeve nga të cilat 37 ishin ndërkombëtare.

Ekipin sot e vizitoi Komandanti i FSK Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama i shoqëruar nga Atasheu i Mbrojtjes në Londër, Nënkolonel Beton Retkoceri dhe i përgëzuan për suksesin.

“Jemi krenar me Ismailin, Beharin, Xhemajlin, Jetonin, Albanin, Bekriun, Shkodranin, Mahdiun, Jetmirin, Emirin dhe Ergonin pёr kёtё sukses. Ju lumtё djema”, thuhet në njoftim të Ambasadës së Kosovës në Londër.