“FSK bëhet ushtri në vjeshtë, emri i ndërrohet më vonë”

03.07.2018 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“FSK bëhet ushtri në vjeshtë, emri i ndërrohet më vonë”

Zëvendësministri i Ministrisë së FSK-së, Burim Ramadani ka thënë se janë duke u përgatitur që gjatë vjeshtës përmes ndryshimeve ligjore ta bëjnë FSK-në ushtri, por pa ia ndërruar emrin.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se edhe pas kryerjes të këtij procesi do të mundohen që ta ndryshojnë edhe kushtetutën, në mënyrë që të ndryshohet edhe emri.

Ai ka nënvizur se ky proces nuk do të jetë i ndërlidhur me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pasi këtë gjë nuk e kanë kërkuar asnjëherë as miqtë ndërkombëtar.

“Procesi i dialogut dhe proceset e FSK-së janë krejtësisht të ndara. Sepse FSK-ja ka procedura ushtarake që nuk mund të vendosen në nivele politike. Procesi për tranzicionin e FSK-së nuk do të ndërlidhet me procesin e dialogut, prapë po e them. Nuk ka as insistim nga faktori ndërkombëtar që këto procese të ndërthuren”, ka treguar ai.

“Qëllimi i institucioneve është që tranzicioni të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese, sepse kjo na e mundëson që FSK-së t’ia ndryshojmë emrin. Ne vazhdojmë të synojmë që kurdo që është e mundur ta ndryshojmë kushtetutën për këtë arsye. Por kjo nuk e bllokon mundësinë që mandati i ri i FSK-së të jetë përmes ndryshimeve ligjore. Me ligj e ndryshojmë mandatin, por jo emrin. Kjo do të ndodhë në sesionin vjeshtor”.

“Besoj se të gjithë e kanë kuptuar që ndryshimet kushtetuese tash për tash janë të pamundura, për shkak të pozicionit të Serbisë”.
“Raportet tona me NATO është e rëndësishme të thellohen. Ne jemi të interesuar që të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

“Secili institucion me mandat mbrojtës merr përgjegjësi, detyra dhe obligime shtesë. Ne kemi një plan dhjetëvjeçar, të koordinuar në detaje me NATO. Përmes tij FSK do ta aftësohet në mbrojtje të vendit. Do t’i kemi 5 mijë trupa aktive dhe 3 mijë rezervë”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mbyllet kriza e emigrantëve, por problemet mbeten

Mbyllet kriza e emigrantëve, por problemet mbeten

Beteja kundër ISIS-it ngre pikëpyetje komplekse

Beteja kundër ISIS-it ngre pikëpyetje komplekse

Mustafa: Grupi për dialog është degradim i shtetësisë së Kosovës

Mustafa: Grupi për dialog është degradim i shtetësisë së Kosovës

Putin thotë se Rusia ka penguar punën e më shumë se 600 spiunëve

Putin thotë se Rusia ka penguar punën e më shumë se 600 spiunëve

Zhvillimi i sektorit energjetik në Kosovë e Shqipëri është shtylla me e fuqishme e zhvillimit ekonomik në të dy vendet

Zhvillimi i sektorit energjetik në Kosovë e Shqipëri është shtylla me e fuqishme e zhvillimit ekonomik në të dy vendet

Komuna e Gjilanit ka filluar punëtorinë për menaxhimin e shpenzimeve të parasë publike

Komuna e Gjilanit ka filluar punëtorinë për menaxhimin e shpenzimeve të parasë publike

Hoxhaj rreth Platformës për Dialogun: Mund të mbetet letër pa vlerë, nëse s’pezullohet taksa

Hoxhaj rreth Platformës për Dialogun: Mund të mbetet letër pa vlerë, nëse s’pezullohet taksa

Labinot Tahiri do t’i dhurojë 500 euro nga paga e tij për djalin që u inorizua në internet

Labinot Tahiri do t’i dhurojë 500 euro nga paga e tij për djalin që u inorizua në internet

Serwer-Thaçit: Mos e shitni sovranitetin për një tas me qull apo një festë në Shtëpinë e Bardhë

Serwer-Thaçit: Mos e shitni sovranitetin për një tas me qull apo një festë në Shtëpinë e Bardhë

Skenderaj nderon Komandantin Legjendar, Adem Jashari

Skenderaj nderon Komandantin Legjendar, Adem Jashari

Gjukanoviq: Dialogu Serbi-Kosovë ka shpresë

Gjukanoviq: Dialogu Serbi-Kosovë ka shpresë

Ymeri: Rritja e pagës minimale e ulë pabarazinë

Ymeri: Rritja e pagës minimale e ulë pabarazinë

Kadri Veseli në seancën për Epopenë e UÇK’së flet serish për raportet me SHBA’në

Kadri Veseli në seancën për Epopenë e UÇK’së flet serish për raportet me SHBA’në

Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Kryeministri i Italisë: Prishtina ta heqë taksën në mënyrë që të vazhdohet dialogu

Kryeministri i Italisë: Prishtina ta heqë taksën në mënyrë që të vazhdohet dialogu

Vuçiq: S’kam folur për njohjen e Kosovës, s’është temë e imja

Vuçiq: S’kam folur për njohjen e Kosovës, s’është temë e imja