FSHF publikon pamje të reja, po jetësohet Arena Kombëtare

E publikuar: 18/10/2018 05:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar pamje të reja nga ndërtimi i Arenës Kombëtare në Tiranë.

Punimet kanë vazhduar me intensitet të lartë në krahasim me videon e fundit të kaluar.

Tashmë mund të thuhet se kanë përfunduar të gjitha punimet e forta për ngritjen e stadiumit dhe veshjen e tribunave me strukturë etoni.

Edhe streha metalike është ngritur mbi stadium, e pritet shumë shpejt të mbyllen të gjitha punimet me betonin dhe hekurin.

Pjesa e fushës pritet që të pastrohet dhe të fillojë shtrimi i fushës.

Arena Kombëtare duket se do të jetë gati për kualifikimet e Kampionatit Evropian, e që do të jetë edhe shtëpi e re për kombëtaren shqiptare në futboll.

Ky stadium konsiderohet si më moderni në Ballkan. /Telegrafi/