Fshehu një monedhë që të mahitet me kolegët, mënyra si veproi kamerieri i ka befasuar të gjithë (Foto)

E publikuar: 16/09/2018 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filloi si mahi brenda stafit të një kafeneje, i la shikuesit e rrjeteve sociale duke shikuar me habi.

Mathtew James Beach nga North Wales, i vuri të gjitha monedhat e ima në një tabaka, ndërsa një 20 peni e fshehu pjesërisht nën një shishe alkooli, transmeton Telegrafi.

Pastaj pyeti kolegët nëse mund ta gjejnë, por ata mbetën të hutuar dhe vetëm kruanin kokën, pasi nuk po e gjenin.

Forma se si provoi t’i habiste ata, është postuar në internet duke bërë që të shpërndahet mbi 8 mijë herë brenda një kohe të shkurtër.

Monedha e fshehur nën shishe

“Përgjigjen e gjeta te komentet, pasi nuk po e gjeja. E urrej këtë kamerier, nuk dua të më shërbejë as falas”, ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/