Fshati italian vendosi ndalesa në hyrje, kërkon pesë euro nga secili vizitor (Foto)

E publikuar: 27/11/2018 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të hyrë në fshati historik që ndodhet në bregun e Adriatikut, të gjithë turistët duhet të kalojnë nëpër ndalesat rrotulluese, pasi të kenë paguar nga pesë euro.

Kritikët janë shprehur të shqetësuar dhe thonë se kjo e humbë shpirtin e festave të fund vitit, pasi hyrja dhe shëtitja brenda duhet të jetë falas, transmeton Telegrafi.

Njëjtë nuk mendon edhe Domenico Vitto,  kryetari i Polignano a Mare që thotë se vendosja e ndalesave është për të mbajtur rend, nëpër hyrjet e zonave më të frekuentuara.

Ndalesat për të hyrë në fshat

Për të shmangur në të njëjtën kohë, kolonat dhe shtypjet e turistëve që kanë ndodhur gjatë viteve të kaluara. “Ndalesat do të vendoseshin edhe sikur të mos kërkohej ndonjë pagesë për hyrje, pasi janë për çështje sigurie” ka thënë Vitto.

Në mënyrë që gjithçka të shkojë në rregull, është kërkuar edhe bashkëpunim më i madh me policinë e Barit, nën mbikëqyrjen e së cilit është fshati turistik.

Bazuar në përvojat  kaluara, vetëm gjatë vitit të kaluar janë lënduar 1,500 turistë, gjatë stampedos që është krijuar derisa po i shikonin fishekzjarrët dhe jo gjithçka ka shkuar si duhet.

Polignano a Mare

Gjatë fundjavës që e lamë pas, më se 12 mijë turistë kanë hyrë në këtë fshat që është ndërtuar që prej kohës së sundimit grek. Detyrimi që secili jo banor i fshatit, që është mbi gjashtëvjeçar të kryejë pagesën, ka bërë që të arkëtohen 60,000 euro.

Me këto para, pritet që të kryhen rregullime të ndryshme dhe rregullime shtesë gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/