Fryrja e barkut: Mos hani dy orë e gjysmë para se të flini dhe gjithçka rregullohet

E publikuar: 14/07/2018 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fryrja e barkut mund të parandalohet duke i ndryshuar shprehitë e ngrënies në mbrëmje.

Jeannette Hyde, nutricioniste e njohur, ka këshilluar që t’i lini të paktën dy orë e gjysmë kohë mes shujtës së fundit që e hani dhe gjumit, transmeton Telegrafi.

“Duke marr parasysh se jemi futur në stinën e verës dhe shumica prej nesh mendojmë si të kemi një trup më mirë, e vërteta është se nuk ju nevojitet një ‘dietë’ për ta shfryrë barkun, por thjesht duhet të hani me rregull”, ka thënë ajo.

Veç tjerash, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të mos hani e flisni njëkohësisht, të hani ulur dhe ta zvogëloni sasinë e pijeve të gazuara që i konsumoni.

Ndonëse mund t’ju duket e çuditshme, por agjencitë shtetërore të shëndetit në Britani, rekomandojnë që gjithashtu të përtypni me gojë mbyllur në mënyrë që të mos gëlltitni ajër të tepërt sepse ndikon në fryrje edhe kjo.

Ndër tjerash, edhe një smoothie e cila përmban boronica, arra braziliane dhe xhenxhefil mund të ndikojë në shfryrjen e stomakut. /Telegrafi/