Frikësoi nënën me maskë, fëmija u godit me grusht dhe ra në dysheme (Video)

E publikuar: 12/10/2018 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tylen Ellis deshi ta frikësonte nënën Tashila Alexander, derisa ndodheshin në një super-market në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara.

Por, 12-vjeçari e pësoi keq, pasi ajo humbi kontrollin dhe e goditi fuqishëm, duke bërë që ai të rrëzohet në dysheme, transmeton Telegrafi.

“Më kurë nuk do të provojë ta frikësojë nënën” si dhe “veprim i ngutshëm, që ka mundur të përfundoi edhe më keq”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër, nuk raportohet nëse fëmija ka pësuar ndonjë lëndim, nga reagimi i pa pritshëm. /Telegrafi/