Frika e vetme e Vucicit, paqëndrueshmëria rajonale

E publikuar: 26/08/2015 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleksandar Vucic kryeministër i Serbisë nuk ka frikë nga reformat e rënda ekonomike, por i frikësohet shumë paqëndrueshmërise rajonale.
Ai ka vlerësuar gjatë një interviste dhënë të përditshmes vjeneze “Die Presse”, se një shkëndijë e vetme mund të ndez gjithë rajonin e Ballkanin Perëndimor.

“Si kryeministër i Serbisë nuk kam frikë nga reformat e rënda ekonomike, por frikësohem shumë nga paqëndrueshmëria rajonale. Një shkëndijë mund të ndez gjithë rajonin”, ka paralajmëruar Vuçiq, duke shtuar se shqetësimi kryesor i tij mbetet situata në BeH.

Sa i përket Samitit për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, Vuçiq ka thënë se është e nevojshme mbështetja politike e Gjermanisë, Austrisë dhe BE-së për të siguruar stabilitetin rajonal, transmeton lajmi.net.

Ai është i bindur se stabiliteti mund të stimulojë projekte infrastrukturore të cilat do të diskutohen në Vjenë.

“Kur të ndërtojmë autostradën në mes Nishit dhe Prishtinës, ose hekurudhën ndërmjet Sarajevës dhe Beogradit, atëherë serbët dhe boshnjakët duhet të bashkëpunojnë, dhe më vonë së bashku të ulen në tren. Kjo gjë i bashkon njerëzit, dhe për këtë ka rëndësi politike dhe psikologjike”, ka shtuar Vuçiq.