Freiburgu prezantoi Amir Abrashin

E publikuar: 03/06/2015 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amir Abrashi u prezantua zyrtarisht te skuadra e tij e re, Freiburg, që vitin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e dytë. Klubi gjerman i uroi mirëseardhjen mesfushorit të kombëtares shqiptare në faqen e tij në internet, duke e cilësuar 25 vjecarin si një prej përforcimeve më të rëndësishme për sezonin e ardhshëm, që përligj ambicien për t’u rikthyer në Bundesligë. Abrashi u transferua nga zviceranët e Grashopers te Freiburg, dhe drejtori sportiv Klemens Hartebahch bëri të ditur se blerja e lojtarit kuqezi ishte një dëshirë e vjetër e Freiburgut duke theksuar se mesfushori ka dhe një eksperiencë të pasur ndërkombëtare, si me kombëtaren shqiptare gjithashtu dhe në kompeticionet kontinentale. Abrashi ndërkohë zbuloi se dhe ai vetë e kishte dëshiruar këtë transferim, prej disa vitesh dhe është i kënaqur që më në fund u bë realitet duke shpresuar se do të ndohmojë skuadrën të ringjitet sërish në Bundesligën e parë. Suksesin më të madh te Grashopers, Abrashi e regjistroi në vitin 2013, kur skuadra nga Zyrihu fitoi Kupën e Zvicrës pasi mundi në finale Baselin.