Francezi nuk e llogariti si favorit Lazion për trofeun e Ligës së Kampionëve, Tare: Do të dëshmojmë se gaboi Wenger

E publikuar: 15/03/2018 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare premton se do të jenë “shumë agresiv” në takimin kundër Dinamo Kievit në kuadër të Ligës së Evropës.

Shqiptari gjithashtu iu përgjigj edhe trajnerit të Arsenalit, Arsene Wengerit, i cili nuk e ka llogaritë favorit në fitimin e këtij trofeu të çmueshëm.

Arsenal bosi Arsene Wenger u pyet se kush mund të fitojë Ligën e Evropën, ai nuk e kishte përmend emrin e Lazios.

Ciro Immobile duke festuar golin ndaj Cagliarit (Foto: Getty Images)

“Gjëja e rëndësishme është të fitojmë sonte dhe pastaj të shohim përpara. Kam parë ekipe si Braga në finalen e Ligës së Evropës, kështu që asgjë nuk është e pamundur”.

“Do të përpiqemi të fitojmë këtë mbrëmje dhe pastaj do të dëshmojmë se gaboi Wenger”, tha Tare.

Theksojmë se takimi i parë i zhvilluar në kryeqytetin italian i Romës ka përfunduar i barabartë 2-2.

Ndryshe, Tare kohë më parë kishte deklaruar se një ditë do të dëshironte të drejtonte kombëtaren shqiptare të futbollit. /Telegrafi/