Francezet nuk bëjnë asnjëherë këto gabime stili

E publikuar: 18/08/2017 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cilat janë cilësitë misterioze që e bëjnë një franceze me stil?  Në fakt janë gjërat që francezet nuk bëjnë, të cilat i tregojnë ato më moderne.

Blogeret franceze mund të na tregojnë më mirë gabimet që ato nuk bëjnë asnjëherë me paraqitjen e tyre.

Nga stili i këpucëve që shmangnin te filozofia kur flitet për aksesorët, këto këshilla janë të përjetshme, të thjeshta dhe të vlefshme për çdo grup moshe.

1.Francezet nuk do të vishnin kurrë: Këpucë me taka shumë të larta

“Një femër franceze nuk do të vishte kurrë taka shumë të larta. Ju nuk do të mund të shikoni një franceze me këpucët e Lady Gaga-s”.

2.Francezet nuk do të vishnin kurrë: Reçipeta me mbushje.

“Nuk veshin kurrë reçipeta me mbushje. Mendojmë se gjoksi i vogël është seksi gjithashtu, falë Charlotte Gainsbourg”.

3.Francezet nuk do të përdornin kurrë: Logo që bien shumë në sy.

“Shmangin veshjen e rrobave dhe aksesorëve me emrin e markës shumë të dukshme. Luksozja është mënyra si i vesh rrobat, jo duke treguar markën”.

4.Francezet nuk do të vishnin kurrë: Aksesorë shumë ekstravagantë

“Nuk veshin asnjëherë më shumë se tre aksesorë njëkohësisht. Më shumë se kaq bën konfuze paraqitjen. Nëse zgjedhin diçka të veçantë, nuk shtojnë të tjera”.

5.Francezet nuk do të dukeshin kurrë: Si shumë të bëra.

“Kur vishni diçka shumë “chic”, përdorni një makijazh të lehtë dhe kur vishni vetëm një bluzë dhe xhinse, një buzëkuq i kuq mund të jetë truku. Nuk është që shfaqen shumë, pëlqejnë thjeshtësinë”./iconstyle