Francesco Tahiraj shumë pranë Dinamo Zagrebit

E publikuar: 12/01/2019 03:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Francesco Tahiraj konsiderohet si lojtar i ri i Dinamo Zagrebit.

Shqiptari 22-vjeçar i skuadrës sllovene i Aluminij ishte në Hajduk gjatë javës së fundit, megjithatë, duket se ka zgjedhur të shkojë në radhët e “Modrih”.

Marrëveshja me skuadrën sllovene i përfundon këto ditë gjersa anësori do të kryej gjatë ditëve në vijim testet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me kroatët.

Futbollisti karrierën e filloi në kategoritë e reja të Juventusit gjersa në qershor të vitit 2014 ka kaluar në radhët e Torinos, shkruajnë mediat kroate.

Pas një viti është transferuar te sllovenët e Zavrcit, një vit më vonë kaloi te Aluminij, momentalisht i treti i ligës së parë të Sllovenisë.

Ndërkohë, futbollisti këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka qenë përcaktues në katër raste duke asistuar për bashkëlojtarët.

Ndryshe, Arijan Ademi dhe Amir Rrahmani janë dy shqiptarë që do të mund t’i takonte Tahiraj te Dinamo. /Telegrafi/