Francë: Terroristët kapin pengje, rikthehen sulmet

E publikuar: 24/11/2015 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas raportimeve thuhet se është kapur peng një drejtor banke së bashku me familjen e tij, përderisa autoritetet ende nuk kanë konfirmuar që këto sulme kanë lidhje me ato të 13 nëntorit në Paris, transmeton Klan Kosova.

Përsëri janë rikthyer sulmet në Francë, kësaj radhe në pjesën veriore të saj pikërisht në Roubaix, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Në Roubaix e cila është pjesë e kufirit me Belgjikën, raportohet se janë marrë disa pengje nga terroristët përderisa mësohet se është qëlluar ndaj policisë dhe ka të plagosur të shtrirë në tokë.