Franca uron Thaçin për zgjedhjen e tij president

E publikuar: 01/03/2016 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, përmes një deklarate ka uruar zgjedhjen e Hashim Thaçit, President i Kosovës. Franca ka përshëndetur zgjedhjen e Thaçit dhe ka shprehur keqardhje për rrëmujën dhe dhunën që e kanë përcjellë këtë proces.

“Franca fton të gjithë të zgjedhurit për dialog në kuadër të një debati të qetë parlamentar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.

Aty thuhet se është me rëndësi të vazhdohen reformat kryesore në vend, në veçanti konsolidimi i shtetit ligjor, lufta kundër krimit e korrupsionit dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë sipas marrëveshjeve të Brukselit të 19 prill 2013.

“Franca mbështet Kosovën në rrugën e përafrimit me Bashkimin Evropian”, thuhet në fund të urimit të Francës për zgjedhjen e Hashim Thaçit, President i Kosovës. /Blic/