Franca tre gola të shpejtë ndaj Argjentinës, Pavard me gol magjikë – Mbape vrasës

E publikuar: 30/06/2018 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Francës ka rikthyer epërsinë ndaj Argjentinës me rezultatin 4-2.

Goli i dytë erdhi nga Benjamin Pavard në minutë 57-të, kurse Kylian Mbappe shënoi dy herë në vazhdim (64′ 68′).

Mbrojtësi shënoi gol të bukur në volle duke u bërë kështu pretendentë për golin më të mirë të Kampionatit Botëror. Ky ishte goli i tij i parë në nëntë paraqitje për Francën.
Ndërsa Mbappe pas disa lëvizjeve të bukura në zonë në mesin e shumë lojtarëve arriti të tund rrjetën e portës kundërshtare, kurse të fundin pas një kundërsulmi.

Kjo ndeshje është në kuadër të 1/8 të finales së Kampionatit Botëror, kurse në çerekfinale do të luajnë me fituesin e Uruguai-Portugali. /Telegrafi/