Franca propozon shtyrjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

10.10.2019 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Franca propozon shtyrjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Franca ka propozuar për draftin e samitit shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian.

Në funksion të kësaj ideje Franca kërkon një qasje të rishikuar të procesit të zgjerimit. Sipas saj negociatat me vendet që duhet të anëtarësohen duhen të jenë graduale, më konkrete dhe procesi të mos jetë automatik dhe i pakthyeshëm, ose e thënë me fjalë të tjera, që në momentin kur nuk vlerësohet përparimi i duhur, procesi të mund të pezullohet.

Propozimi i Francës për draftin e Samitit:

Këshilli pajtohet që negociatat do të hapen, pasi të jenë përmbushur dy kushte paraprake.

Së pari, Këshilli konsideron se kërkohet një qasje e rishikuar ndaj procesit të zgjerimit, me qëllim që të sigurojë që negociatat e pranimit të jenë më graduale, më konkrete në përfitimet që ato sjellin për vendet e interesuara dhe të kthyeshme sipas zbatimit efektiv, të prekshëm dhe të qëndrueshëm te reformat, me një fokus të veçantë në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore.

Së dyti, Këshilli konsideron se përpjekjet e mëtutjeshme në sjelljen dhe zbatimin e reformave janë të nevojshme në fushën e shënuar më poshtë për secilin vend. Instrumentet ekzistuese të bashkëpunimit midis BE-së dhe vendeve kandidate duhet të kontribuojnë në një mënyrë më strategjike përafrimin e BE-së, përfshirë këtu përmes mobilizimit më të madh të ekspertizës së Shteteve Anëtare.

Për këtë qëllim, përpara vendimit për hapjen e negociatave të pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Këshilli fton Komisionin të paraqesë deri në Mars 2020 propozime konkrete për zbatimin e kësaj metodologjie të re, si dhe të raportojë mbi zbatimin aktual të reformave në secilin vend.
/Top Channel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Taksa për produktet serbe dhe boshnjake varfëroi shportën e konsumatorëve

Taksa për produktet serbe dhe boshnjake varfëroi shportën e konsumatorëve

Bugajski: Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë

Bugajski: Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë

Dy javë pas votimit, zgjedhjet ende nuk janë kryer

Dy javë pas votimit, zgjedhjet ende nuk janë kryer

Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill

Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill

Shkup: Përmes rritjes së pagës minimale synohet të ruhet fuqia punëtore

Shkup: Përmes rritjes së pagës minimale synohet të ruhet fuqia punëtore

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet