Franca: Përmes kamerave do të monitorojmë kush vë maska dhe kush e respekton distancën sociale

E publikuar: 04/05/2020 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kamerat e vëzhgimit në Francë, do të monitorojnë se sa njerëz kanë vënë maskat dhe kush nga ta po e respekton distancën sociale.

Kjo praktikë pritet të vihet në përdorim, pasi masat kundër pandëmisë Covid 19, pritet të lehtësohen me 11 maj në Francë, raporton BBC.

Qyteti turistik Cannes në Francë, ka prezantuar programin monitorues i cili do të instalohet në tregjet e jashtme dhe në autobusë.

Ende nuk dihet se cilat qytete tjera do ta miratojnë këtë mbikëqyrje dixhitale.

Nga firma franceze Datakalab thonë se kjo metodë nuk shkel ligjin e të dhënave të BE-së për privatësinë.

“Asnjë imazh nuk do të ruhet ose transmetohet, duke siguruar që informacionet personale janë të mbrojtura”,  thuhet tutje.