Franca parandaloi pesë sulme terroriste

E publikuar: 23/04/2015 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Francës Manuel Vals ka thënë sot se në muajt e fundit në Francë janë parandaluar pesë sulme terroriste.

Vals për radion “Frans Inter” ka thënë se janë ndaluar pesë sulme nëse llogaritet edhe sulmi i pasuksesshëm në periferi të Parisit të dielën.

Në Paris të dielën është arrestuar 24 vjeçari nën dyshimin se ka planifikuar sulme në një ose dy kisha ka deklaruar dje ministri i Punëve të Brendshme Bernard Kaznev.

Sipas informatave të radios franceze RTL, Kaznev ka thënë se në banesën e 24 vjetarit janë gjetur një sasi e madhe e armëve.

Studenti i arrestuar dyshohet po ashtu për vrasjen e mësueses së fitnesit e cila të dielën është gjetur e vdekur në veturën e saj në vendin Vilzhuif, paralagje e Parisit.

Ministri Kaznev precizuar se i riu quhet Sid Ahmed Glam dhe është me origjinë nga Algjeria , i njohur për shërbimet e inteligjencës qysh nga viti i kaluar ka shprehur dëshirën të shkojë në Siri dhe që nga atëherë është në vëzhgim të policisë./KosovaPress/