Franca miraton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

E publikuar: 26/01/2017 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Parlamenti dhe senati në këtë vend, miratuan tekstin e protokollit i cili parashikon që Mali i Zi të jetë vendi i 29-të anëtar i NATO-s.
Mësohet se Parlamenti i Francës ka miratuar anëtarësim e Malit të Zi në NATO.

Parlamenti dhe senati në këtë vend, miratuan tekstin e protokollit i cili parashikon që Mali i Zi të jetë vendi i 29-të anëtar i NATO-s.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s më 19 maj 2016 me protokollin e nënshkruar në qendrën e NATO-s në Bruksel, kishin ftuar Malin e Zi që të jetë anëtar i 29-të i Aleancës.

Mali i Zi i cili që nga viti 2010 është duke vazhduar negociatat për anëtarësim të plotë, do të mund të bëhet vend anëtar i Aleancës pasi të nënshkruhet teksti i protokollit të anëtarësimit në parlamentet e shteteve anëtare të NATO-s.