Franca kthen epërsinë, Griezmann shënon nga pika e bardhë

E publikuar: 15/07/2018 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Francës ka rikthyer epërsinë ndaj Kroacisë në finale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Për 2-1 shënoi Antoine Griezmann nga pika e bardhë në minutën e 38-të.

Antoine Griezmann duke festuar golin ndaj Kroacisë në finale (Foto: Getty Images)

Gjyqtari kryesor vendosi për penallti pasi e shikoi VAR-in.

Ishte Ivan Perisic ai që e preku topin me dorë pas një krosimi në zonë nga francezët. /Telegrafi/