Franca gjen mbështetje për një taksë dixhitale globale

E publikuar: 28/02/2019 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rishikim i taksave ndërkombëtare në një epokë dixhitale mund të jetë i mundshëm në 2019-ën pasi SHBA dhe Irlanda treguan se janë të gatshme për një marrëveshje tha Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire.

127 vende Evropiane arritën një akord muajin e kaluar për të adresuar problemet e mëdha në taksimin ndërkombëtare të firmave dixhitale.

Franca ka qenë një prej vendeve më aktive në nivel ndërkombëtar për të ndryshuar rregullat të cilat lejojnë kompani si Facebook dhe Google të paguajnë taksa minimale duke drejtuar të ardhurat në vende me politika fiskale favorizuese si Irlanda.

OECD gjithashtu po punon në një draft të cilin synon ta prezantojë zyrtarisht në 2020 në samitin e 20 vendeve më të fuqishme të botës brenda fundit të atij viti.

Le Maire tha se për herë të parë SHBA dhe Irlanda kanë shprehur mbështetje për marrëveshjen e OECD për taksimin e kompanive dixhitale.

“Dy vite më parë askush nuk donte një taksë dixhitale mbi firmat dhe ishim ne, Franca, që solli temën në tavolinën e diskutimeve,” tha Le Maire.

Ai tha se është e vështirë që vendet Evropiane të sillen bashkë për një taksë dixhitale.

Franca shpreson që Bashkimi Evropian të arrijë një marrëveshje për taksimin e firmave dixhitale muajin e ardhshëm çka do të shërbente si model për një marrëveshje të mundshme me OECD.

Irlanda dhe vende të tjera Evropiane janë kundër një marrëveshjeje në nivel Evropian duke vrarë kështu mundësinë e implementimin të saj sepse kërkon aprovimin unanim.

Megjithatë Irlanda është e gatshme për një marrëveshje më të gjerë që përfshin SHBA, Japoninë, Meksikën e të tjerë. /PCWorld Albanian