Franca e interesuar për të investuar në Kosovë në energji të ripërtëritshme

E publikuar: 17/10/2018 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në KosovëDidierChambert, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.
Ministri Shala ka prezantuar prioritetet e MTI-së, që sipas tij, do të jenë në përputhje edhe me politikat e qeverisë.
“Unë do të fokusohem më shumë në ato që shihen si brengat më të mëdha nga qytetarët e Kosovës. Në mbrojtjen e konsumatorit, kontrollin e tregut dhe rritjen e investimeve të huaja duke punuar shumë në përmirësimin e kushteve”, ka thënë ministri Shala.
Ministri Shala ka theksuar se ka angazhuar të gjithë stafin e MTI-së për plotësimin e kritereve që dalin nga marrëveshje për stabilizim asociim (MSA).
“Ajo qëështë kryesorja dhe kusht, jo vetëm i ministrisë që drejtoj unë, por i gjithë qeverisë së Kosovës, është në plotësimin e të gjitha kritereve të MSA-së”.
Ministri i kërkoi ambasadorit mbështetje në rritjen e shkëmbimeve tregtare Kosovë-Francë, veçanërisht në fushën e bujqësisë, duke iu ndihmuar prodhuesve vendor.
“Kosova ka produkte të mira dhe ia vlejnë tëeksportohen në Francë. Eksporti i produktevekosovare nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës dhe fuqizim të ekonomisë”.
Shala ka folur edhe për turizmin, duke ia shpjeguar ambasadorit se zyra e turizmit nga divizioni është ngritur në departament.
“Koncept dokumenti për ligjin për turizëm ka kaluar dhe kemi nënshkruar disa marrëveshje për promovimit të turizmit dhe jemi në bisedime me kompani të ndryshme dhe është një kërkesë e operatorëve sidomos në Evropë qëta rrisim prezencën tonë dhe ta promovojmë Kosovën në vendin tuaj” ka thënë ministri Shala.
AmbasadoriChambert ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në rritjen e investimeve të huaja, duke treguar për një projekt gjigant që pritet të nis së shpejti në fushën e energjisë së ripërtëritshme.
“Një prej elementeve kryesore është zhvillimi dhe përforcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe rritja e investimeve franceze në Kosovë. Një kompani franceze ka shprehur gatishmëri për të investuar në fushën e energjisë sëripërtëritshme. Kompania ka një projekt të investimit prej 120 milionë eurove të një parku për prodhimin e energjisë me erë, që fuqia e prodhimit do të ishte 80 megavat dhe numri i të punësuarve do të shkonte nga 150 deri 200”, tha ambasadori francez në KosovëChambert.
Ministri Shala shprehu gatishmërinë që ta mbështes nisjen e këtij projekti, duke theksuar se do të angazhohem me të gjithë kapacitetet që ky investitor të ketë kushte sa më të mira në Kosovë./Infosot/