Franca dhe Gjermania mbështesin heqjen e vizave për Kosovën

E publikuar: 22/04/2016 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku është i bindur se Komisioni Evropian shumë shpejt do të del me një vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Këto komente Çollaku i bërë gjatë një konferencë për medie me ministrin evropian të Francës, Harlem Désir, dhe ministrin gjerman Michael Roth.

Çollaku ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar rreth liberalizmit të vizave.

“Ne mbesim të përkushtuar rreth liberalizimit të vizave. Unë theksova se ky përkushtim është thelbësor për të quar Kosovën ligjore”, tha Çollaku.

Ndërkaq, ministri evropian i Francës ka thënë se është i lumtur që gjendet në Kosovë, duke shtuar se Franca ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështes Kosovën.

“Franca dhe Gjermania janë mbështeste evropiane për Kosovën por mund të them që Kosova ka ecur përpara por që ka ende shumë punë për tu bërë, por reformat në Kosovë janë mjaftë të rëndësishme  drejt perspektives evropian. Jam shumë i lumtur për marrëveshjen MSA-në dhe jemi duke pritur nga Komisioni Evropian për një propozim pozitiv rreth liberalizmit të vizave”, ka thënë Harlem. /Zëri/