Franca bashkëpunon me Rusinë për ndihmat humanitare në Siri

E publikuar: 21/07/2018 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kremlini thotë se Presidenti Vladimir Putin dhe Presidenti francez Emmanuel Macron biseduan të shtunën në telefon për përpjekjet humanitare në Siri, një ditë pasi Franca dërgoi atje 50 tonë ndihma mjekësore.

Franca i dërgoi ndihmat, pasi Rusia ra dakord për lehtësimin e transportimit të ndihmave në rajonin e kontrolluar nga qeveria siriane në Gutën lindore, një lagje e Damaskut, që deri në muajin prill kontrollohej nga forcat rebele.

Sipas Minsitrisë së Jashtme ruse, lidhur me ndihmat humanitare në Siri kanë biseduar edhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

Të shtunën, një avion ushtarak rus u largua nga qyteti francez Shatoro, me 50 tonë ndihma mjekësore dhe humanitare për në Siri. Ndihmat do të shpërndahen nga OKB-ja, që koordinon ndihmat humanitare në Siri.