Fotot e VIP-av shqiptar me më së shumti “like” (Foto)

E publikuar: 30/09/2015 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e të famshmëve shqiptar janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku veç punës dhe aktiviteteve, publikojnë imazhe edhe nga përditshmëria e tyre.

Nëse vështron mes qindra mijëra fotosh të publikuara nga personazhet më të ndjekur të showbizit shqiptar në “Instagram”, vështirë të kuptosh dhe dallosh se kush dhe cila është fotoja më e pëlqyer në galeri, shkruan anabel.

Dhe në fakt do të surprizoheni kur të shihni se cila është fotoja që fansat kanë pëlqyer më shumë dhe për të cilën nuk e kanë kursyer opsionin ‘like’ pavarësisht se VIP-at nuk pushojnë së postuari selfie, foto, video nga koncertet apo edhe ato më provokuese.

Këngëtarja Enca Haxhia jo vetëm që vazhdon të sundoj prej kohësh “Instagramin” shqiptar me numrin më të madh të ndjekësve, kjo falë edhe fansave që Enca ka nga Arabia Saudite, por ajo mban edhe rekordin e fotos më të pëlqyer.

Plot 44.9 mijë ‘likes’ ka rrëmbyer kjo selfie e 19-vjeçares e cila ndiqet nga mbi 761 mijë ndjekës, duke thyer rekordin e më të ndjekurës dhe të fotos më të pëlqyer.