Fotografoi tigrin në pozicion shumë të rrallë, e pa rastësisht pas katër vitesh (Foto)

E publikuar: 30/01/2018 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

David Ogden ka bërë fotografi në të ashtuquajturin Tempulli i Tigrave në Tajlandë, që tashmë është e mbyllur për vizitorë.

Në shkrepjet e bëra, 45-vjeçari zuri një tigër që ishte hedhur nga uji dhe dukej sikur po mbahej në bisht, transmeton Telegrafi.

“Tërë dosjen e fotografive që i realizova më 2014, i gjeta pa dashje teksa po kërkoja për diçka tjetër. Kur i postova, nisa të marr shumë pëlqime në njërën fotografi”, ka shpjeguar Ogden.

Ndjekësit e tij, e kishin krahasuar pozitën e tigrit, sikur të personazhit nga filmi i animuar Winnie the Pooh, që lëvizë duke kërcyer me bisht.

Personazhi nga filmi i animuar

Tashmë imazhi është shpërndarë në internet, meqë shumë rrallë mund të shihet kjo gjallesë në këtë pozicion. /Telegrafi/