Fotografohet për herë të parë një vrimë e zezë

E publikuar: 10/04/2019 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ekip shkencor ndërkombëtar kanë publikuar një arritje të rëndësishme në astrofizikë, foton e parë të një vrime të zezë.

Për publikimin e këtij “rezultati të pashembullt” në kuadër të projektit “Event Horizon Telescope”, u mbajtën konferenca shtypi në Uashington, Bruksel, Santiago, Shangai, Taipei dhe Tokio. Projekti nisi në vitin 2012 për të vëzhguar drejtpërdrejt një vrimë të zezë, duke përdorur një rrjet botëror teleskopësh si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të 200 hulumtuesve.

Hulumtuesit vunë në shënjestër dy vrima të zeza, super masive, të cilat ishin në qendër të galaktikave të ndryshme.

Një vrimë e zezë “gëlltit” yje, planete, gaz, pluhur dhe të gjitha format e rrezatimit elektromagnetik, teorikisht gjithçka që mund të shihet janë objekte që reagojnë ndaj vrimës së zezë dhe jo vrima në vetvete.

Vrimat e zeza mendohen se zhvillohen në fund të jetës së një ylli dhe ju mund të mendoni për një yll që shuhet duke krijuar një objekt super, super të dendur. Në rastin e galaktikës sonë, ne e dimë se egziston një vrimë e zezë tejet e madhe, që fshihet në zemër të saj“, shpjegoi drejtori për Marrëdhëniet me Jashtë i muzeut Shkencor të Londrës Roger Highfield.

Është po aq e madhe sa orbita e Mërkurit, është disa milion herë më shumë sesa masa e diellit tonë dhe aktualisht mendojmë se këto vrima të zeza super masive qëndrojnë në zemër të çdo galaktike“, tha ai. /VOA