Fotografitë e martesës të shkrepura në zonat më të veçanta në botë (Foto)

E publikuar: 27/08/2018 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këto fotografi mbresëlënëse të martesë, i shfaqin të porsamartuarit në zonat më të veçanta në botë – me sfonde peizazhesh përrallore, përfshirë edhe Rrugën e Qumështit.

Imazhet që mund t’i shihni më poshtë, janë përzgjedhur nga Junebug Wedding, ku konkurruan më se 5,000 çifte nga dita e tyre e dasmës, transmeton Telegrafi.

Në to përfshihen pozimi para bregdetit të Venedikut, deri te çifti mbi dunat e shkretëtirës në Ishujt Kanarie.

Nuk mungojnë as imazhet ku të porsamartuarit ndodhen para fushave të lulëzuara, të shtrirë në borë, apo duke u puthur në ujin e kristaltë në Hawaii.

“Kuadrot e shfaqin dashurinë e çifteve, që është bashkuar me bukurinë natyrore. Përzgjedhja ishte shumë e vështirë, por u munduam të bëjmë më të mirë”, kanë thënë organizatorët.

Më poshtë mund t’i shihni disa prej imazheve të listës së ngushtë, që nuk kanë marrë ndonjë shpërblim apo pozitë të caktuar. /Telegrafi/