Fotografia që po qarkullon gjithandej! Merkel nuk e njohu kryeministrin e Australisë? (Foto)

E publikuar: 04/12/2018 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fotografi në të cilën shihet kancelarja gjermane Angela Merkel duke shikuar një letër është duke qarkulluar gjithandej në internet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat kancelaria gjermane shihet duke shikuar në një letër gjatë takimit me kryeministrin australian, Scott Morrison, që gjendej në tryezë.

Siç thuhet tutje, letra në fjalë mbante një fotografi të Morrison, si dhe biografinë e tij.

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur gjatë samitit të fundjavës të G20-ës në Buenos Aires, në të cilën Merkel ishte vonuar për shkak të një problemi në aeroplanin e saj.

Pas një orë fluturimi në drejtim të Argjentinës për të marrë pjesë në punimet e samitit të G20-s, aeroplani qeveritar A340 “Konrad Adenauer” me kancelaren, Angela Merkel u desh të ndalej të enjten në mbrëmje (30.11) në aeroportin e Kölnit.

Sipas informacioneve të mediave, ka pasur një kolaps të plotë të sistemit të komunikacionit, që konsiderohet si “emergjencë e rrezikshme”. Prandaj pilotët kishin vendosur të ndërprisnin menjëherë fluturimin.

Madje mediat vendase kanë raportuar se vetëm përmes telefonit satelitor ishte mundësuar që ekuipazhi në bord të komunikonte me qendrën drejtuese për të kryer zbritjen në aeroportin e Kölnit.

Situata ka qenë kaq kritike, saqë për vështirësitë në fluturim është njoftuar menjëherë edhe ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. /Telegrafi/