Fotografia e tmerrshme e luftës: Gruaja dhunohej para familjarëve nga kriminelët serbë

E publikuar: 16/05/2019 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka publikuar sot para gazetarëve një fotografi shokuese ku shihen ushtarë serbë duke dhunuar një grua shqiptare.

Fotografia shfaqë momentin e tmerrshëm se si tre ushtarë serbë dhunonin një grua shqiptare ndërsa pas tyre ishin familjarët e saj të lidhur e në gjunjë.
Deputetja tha se fotografia është gjetur në aparatin e një ushtari serb, ndërkaq personat prapa 3 kriminelëve serbë janë familjarët e viktimës.

“Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb”, ka thënë Brovina.

“Gruaja është 50 vjeçare. Kur ka ndodhur kjo ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijesimi institucional që për këto viktima të ngritën aktakuza. Serbia është fajtorja”, tha deputetja në lidhje me fotografinë që shfaq njërin nga mijërat tmerret që përjetuan gratë e Kosovës në luftën e fundit.