Fotografi të mahnitshme të vendeve të braktisura nëpër botë (Foto)

E publikuar: 29/01/2016 01:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga një fotografe e modës në një eksploruese qytetesh, njihuni me fotografen që ka zgjedhur ndërtesat e braktisura në vend të foto-modelizmit.

Rebecca Lilith Bathory, nga Londra, udhëton rreth botës duke dokumentuar ambiente të bezdisshme si spitale të braktisura, shkolla dhe vila.

Kjo fotografe ka filluar të fotografojë vende të braktisura që nga viti 2012 dhe puna e saj është bërë një hit në rrjetet sociale kohët e fundit, duke tërhequr vëmendjen e më shumë se 100 mijë ndjekësve të saj.

Pluhuri i mbledhur në një kolltuk të vjetër dhe një piano brenda një shtëpie të braktisur, marrë në vitin 2014 në Angli janë vetëm dy prej fotografive të mahnitshme të saj. /GazetaExpress

Shikoni ato: