Foto e fundit e Aviciit sa ishte gjallë u bë në jaht

E publikuar: 23/04/2018 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muzikanti, i cili ndërroi jetë të premten derisa po pushonte në Oman, është parë i relaksuar në jaht derisa në dorë mban një pije e cila dyshohet të ketë qenë alkoolike.

Edhe pse nuk është saktësisht e qartë nëse pija ishte alkoolike, 28 vjeçari, emri real i të cilit është Tim Bergling, në të kaluarën ka pasur probleme me alkoolin dhe dy herë ishte hospitalizuar për të njëjtën çështje.