Foshnja lind me 7 dhëmbë në gojë, shokohen mjekët (Foto)

E publikuar: 11/09/2017 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë e dimë se foshnjet përgjithësisht lindin pa dhëmbë dhe procesi i daljes së tyre është shumë i vështirë si për bebin edhe për nënën, për shkak se shoqërohet me temperaturë, dhimbje dhe përkujdes të pafund të nënës.

Mirëpo, diçka krejt ndryshe ka ndodhur me një foshnjë, i cili është i pari në botë që ka ardhur në jetë duke pasur 7 dhëmbë në gojë.

Prayan Sharma iu nënshtrua një kujdesi intensive në Indinë perëndimore pasi erdhi në jetë më 30 qershor.

Ai qëndroi atje për 10 ditë duke luftuar me infeksionin dhe më pas u dërgua në shtëpi, ku e ëma zbuloi se kishte dhëmbë kur po i jepte gji.
Vogëlushi i kishte dhëmbët në nofullën e poshtme.
Ne ishim tërësisht të shokuar. Nuk e dinim që një fëmijë mund të lindte me dhëmbë në gojë, aq më tepër me 7,”  -tha 31-vjeçari Harish.
Dentisti që u kujdes për rastin tha se nuk kishte parë kurrë një ngjarje të tillë.
Ai ia hoqi dhëmbët me anestezi lokale pasi ishte shumë i vogël për ta trajtuar nën anestezi totale.
Thuhet se kequshqyerja gjatë shtatzënisë mund të jetë një faktor për këtë rrezik, por është e domosdoshme që të nxirren pasi fëmija mund ti gëlltisë.