Formacioni më i mirë i javës së XIX në IPKO Superligë – dominojnë lojtarët e Feronikelit dhe Prishtinës

E publikuar: 26/02/2019 01:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e XIX është mbyllur me dominimin e skuadrave vendase, që arritën të marrin pesë fitore.

Feronikeli mposhti Llapin në ndeshjen derbi të kësaj jave duke e mposhtur 2-0. Prishtina në derbin e vjetër ndaj Lirisë ka shkëlqyer duke fituar me rezultat 4-0.

Drenica e ka mposhtur Ferizaj, ndërsa Ballkani ka fituar ndaj KEK-ut. Në një ndeshje të fortë 89-shi ka arritur të triumfojë ndaj Dritës me rezultat 1-0.

Sfidë e vetme e mbyllur baras ishte ajo mes Gjilanit dhe Flamurtarit pa gola.

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të mirët e javës së 19-të.

Portier

Në formacionin e javës kthehet Florijan Smakiqi i Feronikelit. Ai ishte më meritori që Nikli nuk pranoi gol në derbi me Llapin.

Fal tij skuadra mbetet lider në Superigë.

Mbrojtja

Në të djathtë kthehet Armend Thaqi. Mbrojtësi shënoi dhe asistoi në fitoren e thellë të Prishtinës.

Në qendër Elton Basriu që ishte ndër më meritorët që 89-shi nuk pranoi gol.

Në qendër është edhe kapiteni i Flamurtarit, Veton Kabashi, që u tregua lider ndaj Gjilanit.

Në të majtë Yll Hoxha i Feronikelit.

Mesfusha

E fillojmë me lojtarin më të dalluar të kësaj jave, Taulant Dajakun. Ai ishte prezant në tre golat e shënuar të Drenicës, pasi asistimet e tij vazhdojnë të jenë ‘si me dorë’.

Blend Baftiu po ashtu ka vend në këtë përbërje edhe pse shënoi ndaj një skuadre modeste si KEK-u.

Pak më i avancuar është edhe Renato Hyshmeri që i dha tri pikë 89-shit me golin e tij. Driblimi ndaj Osmanit të Dritës ishte magjik.

Sulmi

Sulmues anësor janë Meriton Korenica dhe Gauthier Mankenda, që me golat e tyre i dhanë fitoren Prishtinës.

Dyshja ishin në formë të  mirë duke qenë enigmë  pazgjidhur për Lirinë.

Në qendër të sulmit Mendurim Hoti edhe pse nuk është pozita  e tij. Ai e shënoi golin hapës në sfidën ndaj Llapit.

Edhe për kundër përforcimeve Hoti mbetet lojtari më i rrëzikshëm i Feronikelit. /Telegrafi/