Formacioni më i mirë i Ismet Munishit në Botëror, ka vend edhe për Rebic

E publikuar: 16/07/2018 01:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu siç Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’ këtë të diel që kishte finalen e tij, edhe emisioni ‘Dueli Botëror’ në Radio Televizionin Dukagjini e mbylli rrugëtimin e tyre.

Përfaqësuesja e Francës fitoi me rezultat 4-2 ndaj asaj të Kroacisë, por përkundër humbjes, kroatët me lojën e tyre të bukur dominojnë formacionin e Ismet Munishit.

Trajneri dhe analisti Munishi, në njëmbëdhjetëshi e tij ka futur katër lojtarë kroatë, ndërsa më poshtë keni formacionin dhe emisionin:

Portier: Danijel Subasic (Kroaci).

Mbrojtësit: Thomas Meunier (Belgjikë), Rapahael Varane (Francë), Domagoj Vida (Kroaci), Marcelo (Brazil).

Mesfushorët: N’Golo Kante (Francë), Eden Hazard (Belgjikë), Luka Modric (Kroaci).

Sulmuesit: Kylian Mbappe (Francë), Harry Kane (Angli), Ante Rebic (Kroaci). /Telegrafi/

Foto: RTV Dukagjini/Facebook

EMISIONI: